×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vendimi i qeverisë: Kosovarët që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut të karantinoren

    Insajderi
    07 May 2021 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 11. Në këtë mbledhje ka miratuar planprogramin qeverisëse 2021-2025.

    Njëkohësisht në këtë mbledhje janë diskutuar edhe masat e reja për luftimin e pandemisë COVID-19, përcjell Gazeta Insajderi.

    Sipas vendimit të ri të qeverisë thuhet se ndalohet hyrja e shtetasve që vijnë nga Brazili, India dhe Afrika e Jugut.

    “Ka marr miratimin në mbledhjen e sotme edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për masa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19. Në Vendimin Nr. 01/07, të datës 18.04.2021, shtohen pikat si në vijim: 3A. Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut”, thuhet në vendim.

    Po ashtu qeveria ka kërkuar që kosovarët të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të karantinoren për 14 ditë.

    “3A.1 Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14) ditë duke u testuar dy herë në javë. 3A.2 Pika 3A.1 nuk vlen për shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët qëndrojnë transit (më pak se 48 orë) në shtetet e përcaktuara në pikën 3A.1 të këtij vendimi. 3A.3 Diplomatët e huaj si dhe familjarët e tyre përjashtohen nga fushëveprimi i pikës 3A të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

    Qeveria ka udhëzuar Ministria e  Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Ministria e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje me fushat e përgjegjësisë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij Vendimi.

    Plotësimi dhe ndryshimi është bërë duke marrë parasysh situatën aktuale epidemiologjike në botë, shfaqjen e varianteve të reja të COVID-19, në Indi, Brazil dhe Afrikë të Jugut, rrezikun e bartjes së varianteve të reja nga udhëtimet prej këtyre shteteve, prandaj për parandalimin e ardhjes së varianteve të reja u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi, thuhet në njoftim të qeverisë së vendit. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark