×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vendimi për reciprocitet, vjen reagimi i ambasadorit amerikan Hovenier

    Insajderi
    02 August 2022 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targa dhe dokuementet e hyrje-daljeve në kufij ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

    Ambasadori Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.

    “SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për ta pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, shkroi ambasadori amerikan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark