×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi për të cilat ndjen keqardhje kryeministri

    Insajderi
    14 September 2017 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë një vendim për të cilin tash thotë se ndjen keqardhje.

    Se ndjen keqardhje për emërimet e tij të pakta të grave në poste ministrore, e tha edhe në një ngjarje të organizuar sot në të cilën foli Haradinaj si kryeministër.

    Emërimi i vetëm dy grave në postet ministrore, Dhurata Hoxhës në postin e ministres për Integrime Evropiane dhe Albena Reshitaj në postin e ministres për Ambient dhe Planifikim Hapësinorë, sipas Haradinajt është për keqardhje por u zotua se do të bëjë më shumë për barazi gjinore në kabinetin e tij.

    “Kryeministri Haradinaj shprehu keqardhje për numrin jo të duhur dhe jo të drejtë të përfshirjes së gruas në kabinetin qeverisës, mirëpo kjo nuk duhet të jetë pengesë për të vazhduar trajtimin e temës me seriozitetin më të madh”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

    Ramush Haradinaj erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës duke premtuar bashkë me partnerin e tij Kadri Veseli se do të bëjnë çmos në krijimin e një sistemi të barabartë gjinor sidomos në institucionet publike, por kur u bë kryeministër, emëroi vetëm dy gra në poste ministrore, duke u bërë kështu Qeveria më e varfër në rajon, për nga numri i përfaqësimit në ekzekutiv.

    Dhurata Hoxha dhe Albena Reshitaj janë dy ministret e emëruara në kabinetin.

    Por tri ditë pas themelimit të Qeverisë së tij, kryeministri nuk ka ngurruar që të vazhdojë që të premtojë për barazi gjinore. Tashmë ai e ka ndërruar fjalën premtim duke e përdorur fjalën zotim, raporton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark