14:07 - 22 Qershor 2022

Zakonisht, sfungjerët i përdorim në kuzhinë për të na ndihmuar të lajmë enët. Megjithatë, ajo që nuk keni ditur është se sfungjeri mund të jetë shumë më i dobishëm nga sa prisnit. Dhe jo nuk bëhet fjalë për gjërat që mund të imagjinoni.

A e dini se nëse e vendosni në frigorifer atëherë do ta ndryshoni të gjithë ambientin ku mbani frutat dhe perimet? Priteni sfungjerin në copa dhe vendosini në sirtarin e fundit të frigoriferit dhe lini sipër perimet. Kur sfungjeri të thitë lagështinë, hiqeni.

Në këtë mënyrë, perimet dhe frutat do të jenë të freskëta. Mjafton ta ndërroni shpesh dhe ta mbani të pastër sfungjerin.