×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Veprimi i fundit i Administratës Trump në Facebook do t’ju habisë

    Insajderi
    20 January 2021 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Administrata e larguar sot nga Shtëpia e Bardhë, e udhëhequr nga Donald Trump, i ka ndërruar emrin faqes zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në rrjetin social Facebook, në ditën e largimit të administratës nga aty.

    Nga emërtimi “Shtëpia e Bardhë”, Administrata Trump e ka ndryshuar emrin e faqes zyrtare të presidencës amerikane në emërtimin: “Shtëpia e Bardhë e Trump”.

    Ndërrimi i emërtimit të faqes zyrtare së Shtëpisë së Bardhë në Facebook dëshmohet në historikun e faqes në Facebook. Aty bëhet e ditur se emri i faqes është ndërruar sot, në ditën e largimit të Trump nga pozita e presidentit.

    Faqja e Shtëpisë së Bardhë në Facebook numëron mbi 9 milionë ndjekës.

    Momentalisht, në Uashington është duke u zhvilluar ceremonia e inaugurimit të Joe Biden, presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark