Vera e ngrohtë, pija që dalëngadalë ngroh jo vetëm trupin, por edhe shpirtin.
Po, është e vërtetë që nuk duhet të abuzojmë me alkolin, por vera e nxehtë nuk mund të përfshihet në këtë kategori… plotësisht.
Ajo që duhet të dini është që përgatitja e verës së ngrohtë, lejon avullimin e gjithë alkolit. Vlerat e verës së kuqe janë trumbetuar prej vitesh. Shumë shkencëtarë bien dakord që kur pihet pa e tepruar, ajo mund të mbrojë zemrën, parandalojë mpiksjen e gjakut, isheminë dhe të mbajë larg një sërë sëmundjesh.
Një gotë me verë të kuqe përmban sasi të larta antioksidantësh, veçanërisht resveratroli, i cili mbron rininë në paraqitjen tuaj. Këta antioksidantë jo vetëm që ndihmojnë në luftën kundër dëmeve të shkaktuara prej radikaleve të lira, por edhe rrisin nivelet e kolesterolit të mirë.
Studimet kanë treguar që vera e kuqe forcon trurin, veçanërisht tek femrat në moshë. Megjithatë, mos harroni mjekun e mban larg një ose dy gota verë, por jo një shishe e tërë.
Tani që dimri ka nisur të zbërthejë magjinë e saj, ia vlen të shijoni një gotë të shijshme me verë të ngrohtë. Mund të shtoni kanellë, karafil, glikanxo (erëza ylli anice) dhe të rrisni kështu nivelin e antioksidantëve.
Përbërësit: Receta e mëposhtme është standarde:
• 2 portokallë organikë, (ose të larë e të fërkuar mirë)
• Lëkura e një limoni (organik, ose të pastruar mirë)
• 100g sheqer pluhur
• Pak arrëmyshk të freskët
• 3 shkopinj kanelle
• 6 karafilë, madje pak më tepër për zbukurim
• 2 gjethe të freskëta dafine
• 2 shishe me verë të kuqe, frutash organike, jo domosdoshmërisht të shtrenjtë
• 500 ml ujë
• 5 glikanxo.