Mesfushori i Italisë, Marco Verratti, do të ketë së shpejti një operim që i pamundëson atij pjesëmarrjen në kampionatin Evropian.
23 vjeçari luajti në finalen e Kupës së Francës pas dy muajsh pushimi, por përfundimisht u konfirmuar e ai nuk e ka tejkaluar lëndimin e marrë në shkurt të këtij viti, njofton Goal.com
Lajmin për mungesën e tij në Euro 2016 e ka konfirmuar klubi i tij, PSG./Insajderi.com