×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vërshimet bashkojnë Krasniqin e Lushtakun, lënë anash ‘tensionet’ nga Oda e mbushur me mish

    Insajderi
    20 January 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tri takime i kishte pasur Sami Lushtaku me Fatmir Limajn gjatë javës së kaluar. Më i famshmi prej tyre ishte ai në odën e mbushur me mish, i cili u bë viral nëpër rrjete sociale.

    Takimet e shpeshta të Lushtakut me Limajn gëzuan përkrahësit e këtij të dytit dhe tensionuan përkrahësit e Krasniqit që nuk e duan rikthimin në parti të kryetarit të Nisma për Kosovën.

    Por, Krasniqi e Lushtaku sot kanë lënë anash tensionet mes grupeve brenda partisë dhe janë takuar. Shkak janë bërë vërshimet në Skënderaj.

    Kështu përmes një postimi në Facebook, ishte vetë Krasniqi që njoftoi se janë takuar me Kryetarin Fadil Nura dhe Nënkryetarin Sami Lushtaku, në Skenderaj, ku kanë vizituar vendet e prekura nga vërshimet.

    “Në Skënderaj, bashkë me Kryetarin Fadil Nura dhe Nënkryetarin Sami Lushtaku, vizitova lokacionet të cilat janë prekur më shumë nga vërshimet dhe përmbytjet e ditës së djeshme”.

    Tutje, ai ka theksuar se e ka përgëzuar Kryetarin Nura dhe zyrtarët komunalë për reagimin efikas dhe dinjitoz, duke lënë anash tensionet e grupeve mes partisë.

    “Prandaj, Kryetarin Nura dhe të gjithë zyrtarët komunalë i përgëzova për reagim efikas dhe dinjitoz, brenda mundësive dhe kapaciteteve të tyre, por, mbi të gjitha, që në këtë ditë të vështirë mobilizoi dhe bashkoi të gjithë qytetarët në ndihmë të njëri-tjetrit”, ka shkruar Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark