×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vërshohet Peja nga shiu i madh

    Insajderi
    19 January 2023 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reshjet e shumta të shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme dhe vështirësi në qytetin e Pejës.

    Lexues të Insajderit kanë dërguar video nga gjendja aktuale në rrugët e Pejës, ku shihet se e gjithë rruga ku qarkullojnë automjetet është e përmbytur.

    Po ashtu, edhe faqja “Peja në fokus” në Facebook, ka publikuar video dhe fotografi nga situata e tanishme në zonat e Dukagjinit.

    Vërshimet janë paralajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik Kosovës.

    Në njoftimin e institutit u bë e ditur se disa zona të Dukagjinit mund të preken më së shumti nga vërshimet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark