×
  • Sport
  • Sport

    “Vërshohet” stadiumi në ndeshjen e Superligës (Foto)

    Insajderi
    07 March 2016 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vërshimeve në Kosovë të hënën nuk i kanë shpëtuar as stadiumet e futbollit. Ndeshja në mes të Istogut dhe Hajvalisë nuk ishte as afër kushteve të kërkuara për zhvillim të lojës së futbollit.

    Në stadiumin “Demush Mavraj” të Istogut disa pjesë të caktuara të fushës ishin të mbuluara me sasi të mëdha të ujit, që e bënin të vështirë zhvillimin e ndeshjes.

    Kjo nuk është hera e parë që në Kosovë zhvillohen ndeshje në kushte të rënda për lojë, me pamje që i ngjajnë më shumë pishinave se sa fushave të mirëfillta të futbollit.

    hajval

    Kosova është shumë afër pranimit në FIFA. Ditë më parë institucioni më i lartë botëror i futbollit lajmëroi se më 3 maj do të vendoset për pranimin e Kosovës në FIFA por kushtet e stadiumeve në vend lënë për të dëshiruar.

    Ndeshjën e javës së 19-të të Supërligës së Kosovës e fitoi Hajvalia me rezultat 3 me 1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark