×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vërshojnë kritikat për paga, Hekuran Murati flet për “Superpunën”

    Insajderi
    01 March 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje për herë të parë kanë dalë pagat sipas Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar.

    Por, pas ekzekutimit të pagave – shumë sektorë janë ankuar se nuk i kanë marrë pagat me rritje.

    Për këtë ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka njoftuar se shtesat për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.

    “Pra, me përfundimin e mbledhjes së të dhënave nga ana e komisioneve dhe finalizimit të listave me zyrtarët që do të përfitojnë këto shtesa, të njëjtët do të marrin bashkë me pagën dhe shtesën e muajit mars edhe shtesën përkatëse për muajin shkurt. Ftojmë të gjitha institucionet që të dërgojnë të dhënat e kërkuara nga komisionet përkatëse pa vonesë, në mënyrë që procesi të përmbyllet sa më pare”, thuhet në komunikatën e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Pavarësisht kritikave të shumta, ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk ka thënë asgjë mbi këtë çështje.

    Ai është marrë me Superpunën, duke treguar statistikat e fundit.

    Lexo edhe:

    “Mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar, mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë, mbi 1 mijë marrëdhënie pune/punësime. Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark