×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli kritikon deputetët e Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    18 May 2016 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kritikuar të mërkurën deputetët që sipas tij, nuk e kryejnë punën siç duhet.

    Ai ka marrë shkas nga seanca e sotme e Kuvendit, në të cilën në fillim morën pjesë 70 deputetë, por më vone u larguan.

    Deputetëve në këtë mënyrë iu paguhet mëditja pasi që janë paraqitur në kuvend.

    “Në fillimin e seancës së sotme kishte 70 deputetë, ndërsa më vonë ata po ikin. Ndërsa, vazhdimisht të njëjtit kërkojnë nga partitë e tyre që të jenë në listat zgjedhore gjatë zgjedhjeve, ndërsa punën e tyre në Kuvend nuk e kryejnë”, ka thënë Veseli, njofton lajmi.net

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim sot projektligjin për parandalimin e financimit të terrorizmit.  Gjatë këtij muaji është paraparë mbajtja edhe e një seance tjetër.

    Partitë opozitarë sërish kanë bojkotuar punimet./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark