×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Takimi i sotëm, hap drejt shtensionimit të situatës

    Insajderi
    08 February 2016 - 15:28

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përgëzuar sot Presidenten Atifete Jahjaga për iniciativën që të mbledhë në tryeze për bisedime përfaqësuesit e partive politike në vend.

    Veseli, i cili nuk mori pjesë në këtë takim, tha se ky takim “është një hap pozitiv në drejtim të shtensionimit të situatës politike në vend”.

    “E përgëzoj Presidenten Jahjaga për këtë inciativë të saj dhe njëkohësisht e inkurajoj që të vazhdoj edhe më tutje, që në këtë mënyrë, të ndihmoj dialogun e domosdoshëm në mes pozitës dhe opozitës, në funksion të tejkalimit të situatës së krijuar,” ka thënë Veseli në një komunikatë për media.

    Sipas Veselit, takimet janë mënyra e vetme e ecjes përpara të vendit tonë dhe se kjo është pritshjmëri e qytetarëve të vendit.

    Veseli sot nuk ishte prezent në takimin e organizuar nga Jahjga pasi që një gjë e tillë ishte kërkuar nga Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kososvës.

    Inasjder ka raportuar sot gjatë ditës se Veseli ka qenë i futar në takim, por mospjesëmarrja e tij në takim ka qenë kusht i Haradinajt që ai të merrë pjesë në bisedime./Inasjderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark