×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli refuzon ta komentojë qeverisjen e deritashme të PDK-së

    Insajderi
    24 April 2017 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse nuk është i vetmi mandat që PDK-ja bashkëqeverisë vendin, i pari i kësaj partie, Kadri Veseli po kërkon një fillim të ri në gjitha dikasteret e ekzekutivit, duke përfshirë edhe ato që drejtohen Partisë Demokratike të Kosovës.

    I ftuar në emisionin “Ekonomia me Erëzën” ai ka refuzuar që të komentojë qeverisjen e PDK-së në dikasteret e ndryshme që ka menaxhuar deri më tani.

    Teksa ka folur duke theksuar planin për një fillim të ri, Veseli është pyetur disa herë se pse po kërkon fillim të ri kur shumica e ministrive janë udhëhequr që dy mandate nga PDK-ja, Veseli refuzonte të komentonte.

    “Plani i ri është një strategji zhvillimore-transmetuese e vendit i cili identifikon qartë situatën aktuale të cilën jemi dhe merr masa konkrete, sepse aktualisht kemi një bilanc negativ tregtar”, deklaroi Veseli.

    Aktualisht PDK-ja drejton 7 ministri.

    Veseli ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme duke thënë se partnerët e koalicionit nëse do ta shohin të nevojshme do të shkojnë në zgjedhje dhe kjo do të bëhet nëse shihet si kërkesë e popullit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark