×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vetaksident në Skenderaj, vdes shoferi

    Insajderi
    07 June 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti në Skenderaj.

    Sipas njoftimit 24 orësh të policisë edhe pasagjerja ka pësuar lëndime.

    “Ka ndodhë një vetëaksident me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe pasagjerja kosovare. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasagjerja është liruar në shtëpi, ndërsa ngasësi i veturës ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftim.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark