×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetaksidentohet një veturë në Mitrovicë – vdes një 20-vjeçar

    Insajderi
    23 October 2020 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Mitrovicë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka treguar për Gazetën Insajderi se ky aksident është cilësuar si vetëaksident.

    Zahiti ka bërë të ditur se shoferit të automjetit i është caktuar masa e ndalimit.

    “Aksidenti ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 02:00, si rast është cilësuar si vetaksident, si pasojë e lëndimeve një pasagjerë që ka qenë në veturë ka ndërruar jetë, drejtuesi dhe një pasagjerë tjetër kanë pësuar lëndime dhe trupi i pa jetë i pasagjerit dërgohet në institut dhe drejtuesit i është caktuar masa e ndalimit”, ka thënë Zahiti për Insajderin. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark