×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëaksidentohet një grua në Suharekë

    Insajderi
    22 September 2021 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është vetëaksidentuar një grua në Suharekë.

    Sipas policisë rasti ka ndodhur nga pakujdesia.

    “Vozitësja femër kosovare me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku’’, njoftoj policia.

    Vozitësja së bashku me pasagjeren e cila është e mitur kanë pësuar lëndime.

    “Kanë pësuar lëndime trupore, ku njëra është liruar pas tretmanit, ndërsa tjetra ka mbete për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Prizrenit”, kanë thënë nga policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark