×
  • Sport
  • Sport

    “Vetëm një budalla nuk e pranon se Messi është më i miri”

    Insajderi
    08 March 2016 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-trajneri i Kilit, Jorge Sampaoli,  tha se çdokush që i vë në pikëpyetje cilësitë e superyllit argjentinas Lionel Messit, dhe nuk e konsideron atë si futbollistin më të mirë në botë, është ’budalla’.

    Trajneri argjentinas tha se e vetmja gjë që duhet diskutuar është nëse Messi e shijon lojën me kombëtaren argjentinase, njofton Goal.com.

    “Mendoj që secili që mendon që Messi s’është më i miri, është një budalla. Çka mundem të them është që Messit mund të mos i pëlqej loja me Argjentinën aq sa e shijon futbollin me Barcelonën”, deklaroi trajneri fitues i Kupës së Amerikës me Kilin gjatë vitit të kaluar.

    Sampaoli po ashtu foli rreth situatës së përfaqësueses argjentinase. Ai tha se është për të ardhur keq që futbollistë si Messi, Aguero, Higuain nuk e kanë përkrahjen e madhe patriotike të tifozëve. Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark