×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm Skenderbeu nuk po sheh sen – kush ia çeli sytë tre heronjve tjerë?

    Insajderi
    12 June 2020 - 07:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa ditë më parë, regjisorja Flutura Zymi e cila së fundmi edhe është angazhuar si militante e partisë Lëvizja Vetëvendosje, bëri një aksion që e quajti  bërje realitet të një “vepre artistike të artit bashkëkohorë”.  Ajo i vuri fasha syve, shtatores së Fehmi Aganit, heroit të luftës ‘99 Zahir Pajaziti, atij të kohës së Perandorisë Osmane, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe liderit të paqes,  presidentit Ibrahim Rugova. 

    Arsyeja e këtij aksioni që u bë me 9 qershor me ndihmen e Komunës së Prishtinës që i ofroi asaj qasje te lehte per te arritur lartesinë e shtatoreve, sipas Zymit, kishte të bente me të drejtën e mendimit. Ndër të tjera ajo kishte shkruar edhe këtë arsyetim me titull: “E DREJTA E MENDIMIT”

    Të gjithë këta dijetarë dhe luftëtarë kishin një mendim ndryshe, e ai mendim u bë ideali i tyre, e ne të gjithë ju bashkuam këtij ideali. Për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u malltretuan u abuzuan në mënyren më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë. Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që une sot të kem të drejtën absolute të lirisë.

    Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja.

    Arti bashkëkohor është një art që sfidon pyetje me veten, me realitetin, reflektimin dhe vetëdisim. Por kjo ide, nuk ishte e imja por e disa të rinjëve që i degjova rastësisht, nuk di kush janë ata ndoshta një ditë do të na tregojnë, për hirë te tyre dhe të gjithë të rinjëve në Kosovë e shëndrrova në realitet.

    Por sytë mbyllur qëndruan vetëm dy ditë për Fehmi Aganin, shtatorja e të cilit është vendosur në oborrin e Fakultetit Filologjik dhe për shtatoren e heroit të luftës së UÇK-së, Zahir Pajaziti. Por dy shtatoret më të larta, ajo e Ibrahim Rugovës dhe ajo e Skenderbeut kanë qenë me sy të mbuluar. Nga mëngjesi i së premtës, me sy mbyllur tash është vetëm Skenderbeu pasi fashat syve iu hoqen edhe Ibrahim Rugovës.

    Vetëm Skenderbeu sheh zi – Insajderi/Review 12.06.20

    Emisioni Review që transmetohet këtë të shtune në RTV Dukagjini do të merret me këtë temë dhe mund të zbulohen edhe kush ka intervenuar. 

    Ende askush nuk ka dal të marrë përgjegjësinë për këtë veprim, por vet autorja e kësaj “vepre të artiti bashkëkohor” Flutura Zymi kishte thënë në një intervistë për televizionit T7 se nëse dikujt i pengon vepra e saj, ata duhet të bëjnë peticion e jo t’i heqin vet. Kushdo që ka ndonjë informacion mbi atë se kush ka mundur t’ua heqë fashat syve shtatoreve, na dërgoni informacione tek [email protected] ose [email protected] apo në platformat tona sociale. Mos u frikësoni, ndërhyrja nuk është shkelje ligjore./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark