Përtej temave politike që po diskutohen në Bruksel në darkën e punës mes presidentëve dhe kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës, vërehet edhe mos fokusimi i tyre në veshje dhe pamjen.
Një krahasim i fotografisë nga darka e 24 janarit në Bruksel dhe asaj të sotme shihet se nga liderët serb dhe kosovar, vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar kostumin.
Në takimin e 24 janarit ai është veshur me një kostum me ngjyrë hiri dhe kollare të kuqe ndërsa në takimin e sotëm ka veshur një kostum ngjyrë të zezë.
Para darkës së 24 janarit
Me veshje tjetër në darkën e dytë është parë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederica Mogherini. Për dallim nga darka e parë kur ishte veshur me pantallona në darkën e së mërkurës është veshur me fustan.
E presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ka ndërruar vetëm ngjyrën e kollares. Njejtë ka bërë edhe Isa Mustafa.
E njëjtë në darkë, ka shkuar i veshur, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq. Një kostum i zi dhe këmishë e bardhë pa kollare është stili i tij në darkat e Brukselit./Insajderi.com
Darka e 1 shkurtit