×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Vetëmenaxhimi krijon pushtet të ri në Kosovë”

    Insajderi
    20 March 2023 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha sot se kryeministri Albin Kurti është dashur që vetë të lajmërojë dhe të raportojë brenda deputetëve mbi procesin e dialogut dhe për dakordimin e marrëveshjes.

    Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Zemaj ka thënë se takimi i Ohrit e shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit.

    Teksa shtoi se vetëmenaxhimi krijon pushtet të ri në Kosovë

    Kryeministri është dashur vet që të lajmërohet dhe të raportojë para deputetëve. Të raportoj mbi procesin e dialogut por edhe për dakordimin e marrëveshjes e cila për ne është në kundërshtim të plotë me synimet tona. Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të kryeministrit apo të kauzave të rreme të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo që është parë, neve do të na kushtojë shumë në kuptimin e përgjegjësive të cilat janë marrë. Përtej obligimit të asociacionit pjesa që është marrë e vetëmenaxhimit nuk përkthehet ndryshe vetëm krijimi i një pushteti të ri”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark