×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vetëvendosje: 5 muaj nga sulmi në Banjskë, prokuroria nuk ka ngritur asnjë aktakuzë

    Insajderi
    25 February 2024 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje deklaron se Prokuroria Speciale ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga sulmi terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku.

    Përmes një reagimi në Facebook, partia në pushtet thotë se janë qindra prova për gjithë pjesëmarrësit në atë sulm.

    Me 24 shkurt u bënë 5 muaj nga sulmi terrorist i organizuar nga Serbia me qëllim aneksimin e veriut. Deri tash janë shpalosur qindra prova dhe zbuluar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në atë sulm. Por, edhe pas gjithë këtyre muajve dhe provave ende nuk ka asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë rast”, thuhet në reagim e LVV’së.

    Kujtojmë se, në fshatin Banjsë të Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

    Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Në ditët pas sulmit, policia e Kosovës konfiskoi një sasi të madhe armësh në Banjskë, për të cilat tha se janë prodhim i fabrikave serbe dhe ish-jugosllave.

    Sulmi u dënua ashpër në Kosovë dhe nga ndërkombëtaret, ndërsa përgjegjësin për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

    Për Radoiçiqin organizata ndërkombëtare e policisë INTERPOL ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.

    Përveç tij, INTERPOL ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar edhe për 18 persona të tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark