
Dy këmbësorë kanë vdekur dhe një është në gjendje të rëndë pasi janë goditur nga një veturë në fshatin Ozdrim të Pejës.
Personi i cili ka marrë lëndime trupore është në gjendje kritike dhe po trajtohet në spitalin rajonal të Pejës.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai tha se i dyshuari është duke u intervistuar nga policia.
“Ne vendin e ngjarjes janë njësitë policore bashke me prokurorin e shtetit duke ndërmarr veprimet hetimore. Personi i dyshuar është ne stacion policor duke u intervistuar“, ka thënë Nikqi.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.
“Sonte rreth orës 21:30 policia është informuar për një aksident në fshatin Ozdrim të Pejës. Në këtë aksident ka qenë e involvuar një veturë dhe tre këmbësorë, ku si pasojë e këtij aksidenti dy nga këmbësorët kanë vdekur, vdekjen e së cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe këmbësori i tretë është dërguar në spitalin e Pejës”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.