×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    VIDEO/ E frikshme, stuhia e rërës mbulon Lindjen e Mesme

    Insajderi
    24 May 2022 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një stuhi e fuqishme rëre mbuloi dje vendet e lindjes së mesme, përfshirë Arabinë Sudite, Irakun dhe Kuvajtin.

    Për shkak të erës së fortë dhe stuhisë u detyruan të mbyllen aeroportet dhe shërbimet publike.

    Në Kuvajt, aeroporti ndërkombëtar pezulloi të gjitha fluturimet e avionëve. Që nga mesi i prillit, Iraku, një nga pesë vendet më “të cenueshme” ndaj ndryshimeve klimatike, ka përjetuar të paktën tetë stuhi të tilla pluhuri dhe rëre.

    Në Bagdad një re gri pluhuri mbuloi rrugët.

    Në jug, afër Naxhafit, barinjtë dhe kopetë e tyre u gjetën të rrethuar nga një re portokalli. Më shumë se një mijë njerëz në të gjithë Irakun kanë shkuar në spitale duke kërkuar ndihmë për probleme me frymëmarrjen, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Saif al-Badr.

    Shërbimi meteorologjik parashikon se stuhia do të ndalet gradualisht. Për shkak të “kushteve të këqija të motit dhe stuhive të dhunshme të rërës”, kryeministri Mustafa al-Kazimi urdhëroi mbylljen e shërbimeve publike, përveç spitaleve dhe shërbimeve të sigurisë.

    Fluturimet drejt aeroportit të Bagdadit u pezulluan për disa orë për shkak se dukshmëria nuk i kalonte 400 metra.

    Një nga dy stuhitë e fundit të rërës që goditi Irakun la një person të vdekur dhe rreth 10,000 në nevojë për kujdes mjekësor.

    Sipas një zyrtari të Ministrisë së Mjedisit, në dekadat e ardhshme Iraku do të përjetojë “272 ditë pluhur” në vit dhe deri në vitin 2050 këto ditë do të arrijnë në 300./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark