×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Video ekskluzive për festat e nëntorit”- Rexhep Selimi e Mujë Krasniqi duke kënduar në vitin 1992

    Insajderi
    27 November 2022 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ramadan Selimi, vëllai i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili tash e dy vite gjendet në Hagë, në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka publikuar një video ekskluzive të vëllait të tij dhe të dëshmorit Mujë Krasniqi duke kënduar.

    Videoja e publikuar për festat e nëntorit ishte realizuar në qershor të vitit 1992.

    Kënga e ndjekur me çifteli u këndua për dasmën e Elmi Zekës në Abri.

    “Eksluzive per festat e Nëntorit!Një video e pa publikuar deri me sot! Kënduar nga Mujë Krasniqi dhe Rexhep Selimi ne dasmën e patriotit dhe shokut ton Elmi Zeka (Abri 1992)” – shkroi Ramadan Selimi.

    Ndryshe, familjarët e Selimit ditë më parë, në kthimin e tyre nga Haga në Kosovë, kanë marrë me vete edhe veprat artistike të tij.

    “Në garë me botën gri” është titulluar ekspozita shumëngjyrëshe me 110 piktura të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark