×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    VIDEO/ Misteri në Kinë, delet filmohen duke ecur në formë rrethi për 12 ditë rresht

    Insajderi
    18 November 2022 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video e tufës së deleve në Kinë që ecën 12 ditë pa pushim duke u rrotulluar është bërë virale.

    Në videon e regjistruar nëfillim të nëntorit, delet shihen duke u rrotulluar vazhdimisht në një fermë në Kinën veriore.

    Ashtu siç pritej, imazhi me delet bëri bujë teksa të gjithë u përpoqën të kuptonin se çfarë i bënte delet të lëviznin në atë mënyrë.

    Pronari i fermës, sipas Faily Mail, tha se gjithaçka filloi me disa dele por shumë shpejt iu bashkuan dhe anëtarët e tjerë të tufës.

    Ajo që është edhe më e çuditshme është se në fermë ka gjithsej 34 grupe delesh por lëvizjen rrethore e bënë vetëm ato në grupin numër 13.

    Edhe pse shkaku që i bëri delet të lëvizin në rreth për 12 ditë nuk është ende i qartë, disa kujtuan se sëmundja listerioza mund të çorientojë kafshët dhe t’i bëjë ato të rrotullohen vazhdimisht në atë mënyrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark