×
  • Sport
  • Sport

    Video: Mourinho shfaqet për herë të parë pas shkarkimit, ja çfarë i thotë gazetarit të Sky Sports

    Insajderi
    19 December 2018 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jose Mourinho ka folur për herë të parë për Manchester Unitedit pas shkarkimit të tij nga pozita e trajnerit të “Djajve të kuq”, duke thënë se ai ende e ka një të ardhme në futboll.

    Përderisa ishte duke ecur rrugëve të qendrës së Londrës, vetëm një ditë pasi u largua nga hoteli Lowry në Manchester, Mourinho foli për kamerat e Sky Sports ku tha se tanimë Manchester Unitedi është ne kaluara e tij.

    Tanimë në pozitën e tij është emëruar përkohësisht ish-sulmuesi legjendar i “Djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, i cili do ta mbajë këtë rol deri në maj të vitit 2019, kur do të kthehet te klubi të cilin e drejtonte deri dje, Molde.

    “Ne mund të flasim për shumë gjëra të mia, disa jo edhe aq të mira, por unë nuk jam kështu. Ka përfunduar. Manchester Unitedi ka një të ardhme pa mua dhe unë kam një të ardhme pa Manchester Unitedin”, ka thënë Mourinho.

    55-vjeçari ka thënë se ai nuk ka ndryshuar që nga koha kur ishte shkarkuar nga Chelsea në vitin 2015 dhe për këtë arsye ai preferoi të mos flasë për asgjë që kishte ndodhur prapaskenave në klubin anglez.

    “Pse do të shpërndaja informacion tani, qoftë kjo edhe me mbështetësit e mi, çfarëdo lloj mendimi tim? Ka marrë fund. Kështu kam qenë gjithmonë. Kam qenë kritik ndaj trajnerëve të cilët i tregonin detajet për atë që ndodhte në klub dhe fajësonin dikë. Ky nuk jam unë”.

    “Derisa të kthehem në futboll, mendoj se kam të drejtë ta jetoj jetën time si të dua unë. Këtë gjë dua ta bëj. Manchester Unitedi është e kaluara ime”.

    DailyMail raporton se Real Madridi do ta emërojë Jose Mourinhon në postin e trajnerit verën që vjen, duke i dhënë mundësi të rikthehet në botën e futbollit dhe një mundësi të dytë për t’i drejtuar “Los Blancos”.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark