×
  • Lajme
  • Lajme

    Video nga arrestimi i autorit që sulmoi besimtarët në xhaminë në Tiranë

    Insajderi
    19 April 2021 - 16:37

    Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Tiranën.

    Rudolf Nikolli, 34 vjeç qëlloi me thikë buke 5 besimtarë duke u falur brenda xhamisë “Dine Hoxha’ pranë rrugës së Kavajës dhe më pas doli në rrugë duke sulmuar kalimtarë të rastësishëm.

    Fatmirësisht të gjithë të plagosurit ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore, teksa ekskluzivisht për redaksinë e JOQ kanë mbërritur pamjet e arrestimit të autorit të ngjarjes.

    Duket se Nikolli është rrethuar nga një turmë e madhe njerëzish të cilët të tmerruar komentojnë aktin e tij, ndërkohë që policia e shoqëron për në furgon.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark