Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por këtë sezon historia është ndryshe, Etrit Berisha po kalon një moment fantastik te Empoli, ku së fundmi i dhuroi një trepikësh të artë në transfertën si mysafir i Napolit.
Gardiani kuqezi u kthye në një mur të pakalueshëm, ku ndali 7 gjuajte në kuadrat duke mbajtur Empolin në lojë deri në minutën e 92-të, ku një goditje fantastike e Kovalenkos i dhuroi ekipit toskan tre pikët.
“Protagonist absolut, nëse Empoli mori tre pikët kjo është për meritë të tij. Deciziv në të dy pjesët, i mrekullueshëm në goditjen e Kvaratskhelia-s”, shkruajnë mediat italiane.
Kjo humbje e Napolit solli dhe shkarkimin e trajnerit Rudi Garcia. Për momentin, në krye të listës për të marrë drejtimin e ekipit është Igor Tudor, ish lojtari i famshëm i Juves, ish trajner i Marsejës.