×
  • Lajme
  • Insajderi

    VIDEO\ 10 persona të maskuar kalojnë nëpër sheshet e Prishtinës me qen në duar, gjobiten nga policia

    Insajderi
    14 August 2022 - 22:06

    Dhjetë persona të maskuar kanë parakaluar nëpër sheshet qendrore të Prishtinës e më pas janë shoqëruar në stacionin policor.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke ju shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, është shprehur Ahmeti për Insajderin.

    Sipas Ahmetit, personat në fjalë, pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit, janë liruar, dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark