×
Show

“Viktima” e radhës e Gold AG – Leonora Jakupi

Insajderi
30 January 2016 - 18:57

Nëse ndodhë një ngjarje e cila zgjon debat publik, atëherë është një reper i cili bënë një këngë për atë ngjarje.

E ky është reperi patriotik nga Presheva, Gold AG i cili përkundër se mendon që bënë hip-hop, nuk lë zhanër të muzikës pa prekur.

Ashtu sikurse nuk ka lënë këngëtarë pa e ftuar për bashkëpunim. Ose anasjelltas.

Kësisoj Arian Agushi i njohur në publik si Gold Ag në vazhdën e bashkëpunimeve me kënëgatrë e këngëtare të tjera, ka paralajmëruar edhe “viktimën” e radhës.

Në rrjetin social “Facebook”, Gold AG, ka bërë të ditur për bashkëpunimin e tij të radhës me këngëtaren  Leonora Jakupi.

Natyrisht, ky bashkëpunim ashtu sikurse të tjerë bashkëpunime të GOLD AG kanë suksesin e tyre tek audienca e cila pëlqen këtë lloj muzike, ashtu sikurse që është e natyrshme që sjellja e ndonjë vlere në muzikë në këtë rast, do të mungoj.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark