×
  • Sport
  • Sport

    Vitese: Në verë refuzuam oferta për Rashicën

    Insajderi
    02 November 2016 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milot Rashica mund të largohej nga Vitese gjatë verës pasi ofertat nuk mungonin, por klubi holandez preferoi që të mbante lojtarin edhe për një edicion tjetër. Konfirmimi vjen nga shefi ekzekutiv i skuadrës, Jost De Vit, i cili bëri të ditur se klubi kishte sakrifikuar për të mbajtur lojtarin, edhe pse me një bilanc negativ financiar.

    Rashica ishte një lojtar nga i cili Vitese mund të fitonte disa miliona euro për të rregulluar bilancet vjetore, të cilat i ka mbyllur me një humbje prej 13 milionë eurosh. Por De Vit tregoi se sakrifica për të mbajtur lojtarin ishte bërë sepse mendohet që në këtë edicion, ekipi do të arrijë të sigurojë pjesëmarrjen në Evropë.

    “Gjatë verës ne kemi refuzuar disa oferta për Rashicën dhe Nakamban. Kishte shumë interes për ta. Kjo ishte një zgjedhje që ne e bëmë me dëshirë, pasi jemi ambiciozë dhe dëshironim të ruanim forcën e ekipit. Objektivi ynë është të sigurojmë futbollin europian. Nëse shkojmë në fazën në grupe, vetëm kjo na siguron 2,5 milionë euro. Ndaj për një klub si Vitese, kjo zgjedhje që bëmë është e një rëndësie të veçante”, tregoi drejtuesi i klubit holandez.

    Aktualisht, Vitese është në vendin e 7 në renditjen e kampionatit, që siguron pjesëmarrjen në play-off për të siguruar një post në Europa League në edicionin e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark