×
  • Lajme
  • Insajderi

    Viti shkollor përfundon me 2 korrik

    Insajderi
    11 June 2021 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka prezantuar punën që ka bërë prej marsit kur edhe e mori detyrën e udhëheqjes së këtij digasteri.

    Nagavci njoftoi se vendimi i parë i saj ishte për mësim plotësues dhe ai për organizim të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës.

    Nagavci ka treguar se viti shkollor do të përfundoj më 2 korrik dhe se testi i maturës do të mbahet me 26 qershor.

    “Udhëzimi administrativ që është në fuqi e ka paraparë përfundimin me 10 qershor por përshkak të pushimit pranveror dhe vendimin që kemi marrë për organizimin e pushimit veror është zgjatur mësimi deri më 8 korrik. Përkundër kësaj dhe nga raportimet nga komunat dhe disa ditë janë zëvendësuar të shtunave dhe mësimi do të zgjatë deri më 2 korrik”, tregoi Nagavci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark