×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjedhja e votave, reagon KQZ: Kemi komunikuar me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rastit

    Insajderi
    07 March 2021 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka reaguar pas publikimit të videos nga Gazeta Insajderi, ku paraqitet manipulimi i votave në QNR, nga bashkëshorti i Meliza Haradinaj-Stublla, Dardan Stublla, i cili ka blerë vota për ta bërë gruan e tij deputete, shkruan Insajderi.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Insajderin, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me Prokurorinë e Shtetit për t’i ofruar të gjitha informacionet dhe materialet e nevojshme për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

    “Menjëherë pas transmetimit në media të lajmit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me Prokurorinë e Shtetit për t’i ofruar të gjitha informacionet dhe materialet e nevojshme për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rastit”, është shprehur ai, teksa ka thënë që për detaje të tjera t’i drejtohemi Prokurorisë së Shtetit.

    Mbrëmë, një video-incizim ka zbuluar bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, për përfshirjen e tij në një skandal të madh të manipulimit të votave.

    Në këtë video ekskluzive të siguruar nga Gazeta Online Insajderi, zbulohet se si afaristi Dardan Stublla, ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

    Arbër Krasniqi, njëri prej të përfshirëve në videoincizim dëshmon se grupi i komisionerëve ka pasur marrëveshje me Dardan Stubllën që këtë manipulim votash ta bëjnë për gjashtë mijë euro. Por, ata kanë marrë vetëm katër mijë.

    Hulumtimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 April 2024
    Lajme
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark