×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vjen “goditja” e radhës për Barcelonën/ Ndeshjet e sezonit 2023/24 nuk do t’i luajë në Camp Nou

    Insajderi
    21 June 2022 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona tani ka marrë edhe një “goditje të re” financiare me një shumë prej 17 milionë funtesh – kjo pasi është konfirmuar largimi i tyre nga Camp Nou për sezonin 2023/24 për shkak të rindërtimit, transmeton Insajderi.

    Rindërtimi i Camp Nou vjen pasi rivalët e tyre, Real Madrid, rinovuan stadiumin e tyre “Santiago Bernabeu”; që la Los Blancos në stadiumin e ekipit të tyre rezervë Castilla për sezonin 2020-21.

    Stadiumi Olimpik i qytetit – i njohur gjithashtu si Estadi Olimpic Lluis Companys – do të jetë nikoqir i ndeshjeve të Barçës në shtëpi gjatë sezonit 2023/24.

    Ndryshe, me një kapacitet aktual prej 60,713 vendesh, stadiumi që priti Lojërat Olimpike të 1992 është i dyti më i madh në Katalonjë dhe i pesti në Spanjë.

    Projekti i Barçës – i njohur si Espai Barca – përkon me klubin që i shet të drejtat e emrit të stadiumit të tyre Spotify.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark