×
  • Showbiz
  • Show

    Vjen reagimi i babait të Kristit për çiftin në “BBVA”

    Insajderi
    27 February 2023 - 20:05

    Robert Aliaj ndërsa ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ka folur në lidhje me deklaratat e Sabianit, pas lidhjes së të bijës me Kristin, brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

    Aliaj i ka cilësuar deklaratat e Sabianit në rrjet, si deklarata anadollake dhe mesjetare, që një prind europian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.

    “Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Europë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë.

    Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”.

    Në lidhje me reagimin e këngëtarit Sabianit, se Kristi po e shfrytëzon të bijën e tij, Keisi vetëm për shoë, Robert Dragot Aliaj është shprehur se nuk do ta komentojë fare këtë pjesë.

    “Po flas për marrëdhënien e Krisit, për përqasjen e turmave. Vulgartiteti që derdhet si lumë në rrjete sociale”, është shprehur Aliaj.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark