×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Vjen reagimi i Justin Bieber pas fotos së Selenës dhe Hailey-t

    Insajderi
    17 October 2022 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Selena Gomez dhe Hailey Bieber pozuan për herë të parë me njëra-tjetrën gjatë Gala-së së dytë vjetore të Muzeut të Filmit në Academy Museum of Motion Pictures.

    Dhe sigurisht fotot bënë bujë pasi kështu ato hodhën poshtë thashethemet se nuk shkojnë mirë për shkak të Justin Bieberit. Ndërkohë, këngëtari ka reaguar ashtu siç e prisnin për fotot.

    Një burim i afërt me Justin ka thënë për “Entertainment Tonight” se ai është shumë i lumtur me faktin që ato kanë ecur përpara dhe kanë bërë paqe. Kujtojmë se për një kohë shumë të gjatë fansat kanë sulmuar Haileyn në rrjete sociale, duke e akuzuar se ka ndërhyrë mes Selenës dhe Justin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark