×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vjen reagimi i Munishit pas shkarkimit nga Prishtina

    Insajderi
    13 March 2023 - 13:37

    Ismet Munishi ka reaguar për herë të parë pas largimit nga posti i kryetrajnerit të FC Prishtinës.

    Tekniku i mirënjohur kosovar ka komentuar në postimin e zyrtarit të klubit, Kushtrim Sopa, i cili në llogarinë e tij në Facebook i kushtoi disa fjalë të mëdha Munishit.

    Munishi përveç që e falënderoi Sopën, ai në koment e shkroi një thënie të cilën prej vitesh e përdorin tifozët e Prishtinës, “Plisat”.

    “Faleminderit shumë Kushtrim Sopa zemra e FC Prishtinës. Shumë suksese në luftën e madhe. Mbi Prishtinën vetëm qielli” – ka komentuar Munishi.

    Ismet Munishi u shkarkua nga Prishtina pas aventurës nëntëmujore në krye të skuadrës.

    Vendimi i Bordit të FC Prishtinës erdhi pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit./Lajmi.net/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark