×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjen reagimi nga Serbia pas Osmani foli rreth padisë për gjenocid

    Insajderi
    13 May 2021 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për media që pati sot bashkë me me homologun slloven, Borut Pahor ka folur për padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

    Ajo u shprehë se ka dakordim të plotë me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca për këtë çështje.

    Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar Qeveria e Serbisë.

    I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovç ka komentuar deklaratat e liderëve të Kosovës për gjenocid ndaj Serisë.Reklamë

    Ai tha se Kosova nuk e ka as bazën e as mundësinë zyrtare e ligjore për ta bërë këtë.

    “Vjosa Osmani ose nuk dëshiron dialog dhe përmend kinse Prishtina janë të gatshëm për bisedime për të shmangur paketet e bashkësisë ndërkombëtare ose është plotësisht e paaftë për të kuptuar konceptin e politikës paqësore. është plotësisht e qartë që Prishtina nuk e ka as bazën e as mundësinë zyrtare e ligjore për ta paditur Serbinë për gjenocid”, u shprehë ai, duke thënë se kjo është një përpjekje e mjerueshëm e Kosovës për të hequr vëmendjen nga proceset gjyqësore në Hagë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark