×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vjosa, Kosova po pret shkarkimin e burrit tënd që rrin në Prishtinë, e merr pagën e konsullit në Shkup”

    Insajderi
    25 November 2020 - 20:40

    Shkarkimi i katër konsujve nga ushtruesja e detyres së presidentes, Vjosa Osmani, ka zgjuar reagimin e partive në pushtet.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, i ka reaguar Osmanit, duke i kërkuar ta shkarkoi edhe burrin e saj, Prindon Sadriu.

    “Vjosë, Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, i cili gjithë ditën rrin në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”,ka shkruar Kadrijaj në rrjetin social Facebook, raporton Insajderi.

    Sot, U.D e presidentes, Vjosa Osmani mori vendim për shfuzimin e katër dekreteve me të cilët ishin emëruar konsuj, Flakron Shala në Pragë, Lindon Kqira në Shkup, Halim Krasniqi në Tiranë dhe Blend Kilaj në Ljublanë. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark