×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vjosa Osmani: Kurti do të jetë kryeministri jonë, vendos interesat e popullit të parat

    Insajderi
    14 January 2021 - 13:58

    Ushtruesja e presidentit, Vjosa Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të kandiduar në një listë zgjedhore së bashku në zgjedhjet e 14 shtatorit.

    “Marrëveshja që kemi arritur sot paraqet është bashkim rreth një kauze që ka për qëllim për një qeverisje më të mirë të vendit tonë dhe për ta ndryshuar këtë ne do të garojmë së bashku”, ka thënë Osmani.

    Tutje Osmani është shprehur se “Kjo që kemi arritur sot shkon përtej emrave individual, sot dhe për katër viteve në vijmë jemi vendosur që të luftojmë korrupsionin në vend dhe mirëqenien e secilit dhe secilës jemi të vendosur për një Kosovë ku secili mund të vendos një të ardhme”.

    Osmani është shprehur se “Kurti do të jetë kryeministër i vendit tonë, një kryeministër që e vendos interesin e popullit para çdo interesi tjetër”. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark