×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vjosa Osmani: Serbët në veri të Kosovës kanë frikë nga bandat kriminale të Vuçiqit

    Insajderi
    24 January 2023 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë në Itali, atje ku ka zhvilluar edhe një intervistë. Për gazetën e përditshme italiane “Corriere”, Osmani ka folurpër tensionet në veri të Mitrovicës për të cilat e ka fajësuar Serbinë.

    “Para së gjithash, po rritet ndikimi rus në Serbi: Beogradi ka dhënë dritën jeshile për hapjen e të ashtuquajturave qendra humanitare ruse, të cilat sipas ShBA-së nuk janë gjë tjetër veçse qendra spiunazhi dhe e kanë shndërruar kufirin me Kosovën në një strehë për ata që janë nën sanksione evropiane”.

    “Arsyeja e dytë ka të bëjë me bandat në veri të Kosovës të paguara, të mbështetura, të nxitura, të armatosura nga Vuçiqi: kriminelët serbë që prej kohësh janë në listat e zeza të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, ajo që quhet mafia ballkanike dhe që nuk e pëlqen vendosmërinë me të cilën ne po e luftojmë dhe prandaj përdorim dhunë ndaj nesh”.

    Tutje Osmani e ka quajtur Vuçiqin si mbretëreshë të dramave duke thënë se është edhe zjarrvënës, e edhe zjarrfikës: “fillimisht i përdor këto banda për të na destabilizuar, pastaj shkon vërdallë duke folur për paqen”.

    “Kushtetuta jonë mbron pakicat më shumë se çdo tjetër në Evropë. Ne u frymëzuam nga traditat më të mira të të drejtave të njeriut, sepse donim të siguroheshim që të gjithë ndjehen të sigurt dhe të mirëpritur. Ne ishim të parët që u diskriminuam, ne e dimë se çfarë do të thotë. Serbët nuk kanë pasur kurrë probleme pas luftës: sigurisht që ka pasur incidente, por ato ndëretnike janë 0.03% e totalit dhe janë në rënie”.

    “Problemi është se serbët në veri të Kosovës janë në kufi me Serbinë dhe Vuçiqi i përdor si pengje: ata nuk kanë frikë nga unë, ata kanë frikë nga bandat serbe që hyjnë në shtëpitë e tyre, ua djegin makinat, kërcënojnë fëmijët e tyre. Një situatë shumë e vështirë”, ka shtuar Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark