×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vlora Çitaku – Bislimit: Në cilin cilin planet jetoni?

    Insajderi
    25 July 2023 - 16:27

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, u shpreh me ton kritik ndaj Qeverisë Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

    Ajo ka pyetur se në cilin planet jeton ai.

    Sinqerisht, në cilin cilin planet jetoni? Çfarë motive keni? A keni ambicie për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE? Jeni për keqardhje. Qe besa edhe qesharak, sikur mos të mbanit petkun zyrtar mbi supe“, ka shkruar ajo.

    Postimi i saj i plotë:

    Pra, Qeveria e Kosovës përmes ZVKM Bislimi i paska vënë kushte Bashkimit Evropian dhe Amerikës. Bravo

    Sinqerisht, në cilin cilin planet jetoni? Çfarë motive keni? A keni ambicie për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE?

    Jeni për keqardhje. Qe besa edhe qesharak, sikur mos të mbanit petkun zyrtar mbi supe.

    Kush po mendoni që jeni? A po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne?!

    Nuk do t’ju lejojmë që ta rrezikoni të ardhen e vendit tonë.

    Në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA. Mos u tallni. Merrni rekomandimet seriozisht.

    Qeverisja nuk është lojë fëmijësh, e as kupon për të kompenzuar deficiet tuaja historike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark