×
  • Lajme
  • Lajme

    Vodhën qindra mijëra euro në shtëpinë e pronares, nënë e bir dalin sot para drejtësisë

    Insajderi
    09 January 2023 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e zyrtares së lartë zyrtares Alda Klosi, do të dalin ditën e sotme përpara drejtësisë.

    Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë e Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove.

    Para dy ditësh u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura.

    Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.

    Gjithashtu dyshohet se ata kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, përveç asaj të zyrtares Alda Klosi

    Po përveç hetimeve ndaj grabitëses dhe të birit, po hetohet origjina e parave të vjedhura.

    Ndërkohë që vetë Alda Klosi tha se paratë i ka të deklaruara dhe se i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark