×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vodhën veshmbathje, arrestohen dy persona në Podujevë

    Insajderi
    27 November 2022 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë arrestuar dy persona në Podujevë, pasi të njëjtit kishin kryer vjedhje të rënda për pesë ditë, njofton Policia e Kosovës.

    Siç njofton Policia e Kosovës, këta persona kishin vjedhur veshmbathje, mjete pune, bateri dhe radio të automjeteve.

    “Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda . Dje nga njësite policore të stacionit të Podujevës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.  Rastet kanë ndodhë në periudhën 21 deri 26 nëntor 2022, në lokacione të ndryshme ku janë vjedhur, veshmbathje, mjete pune, bateri dhe radio të automjeteve”.

    Të dyshuarit për rastin ishin të moshës 18 vjeç. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku tri raste të vjedhje të rënda

    “Gjësende këto që janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë. Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:  – L. S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.  – A. Z. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku tri raste të vjedhje të rënda”, njofton policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark