×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vokrri: Serbia lobonte egër kundër Kosovës në UEFA, por pranimi e vulosi pavarësinë e shtetit tonë

    Insajderi
    08 May 2021 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gramoz Vokrri, djali i legjendës, Fadil Vokrri ka rrëfyer në detaje se si Serbia lobonte kundër pranimit të Kosovës në UEFA gjatë vitit 2016.

    Megjithatë, Kosova ia doli dhe u pranua në UEFA, por Gramoz Vokrri ka zbuluar se si hasën në një lobim të egër nga Serbia pak para pranimit.

    “Fadil Vokrri nuk e ka prit as vet që ky proces do të jetë kaq i vështirë, ka mendu që me Pavarësinë e Kosovës ndoshta lehtësohet ky proces, por fatkeqësisht kemi hasur në një lobim të egër dhe të jashtëzakonshëm nga Serbia, sepse unë prapë sot mendoj që pas Pavarsisë së Kosovës, pranimi në UEFA është ajo që e ka vulos Pavarësinë e Kosovës”, tha fillimisht Gramoz Vokrri për “Blic Interview”.

    Gramoz Vokrri poashtu tregon se sa e jashtëzakonshme ishte situata në muajin maj të vitit 2016.

    “Ka pas disa takime jo të lehta është e vërtetë, sidomos më kujtohet një 3-4 ditë para kongresit sepse në ato momentet e fundit, lobimi dhe presioni ndaj zyrtarëve të UEFA-s ka qenë i jashtëzakonshëm nga Serbia, do të thotë në ato momente telefoni nuk u ndalte asnjë moment, dhe ka pasur takime të tensionuara, më kujtohet ka qenë një takim me disa zyrtarë të lartë të UEFA-s ku bëjshin disa përpjekje se si me përgatit opinionin dhe si të bëhet kjo pjesa përfundimtare e procesit, aty natyrisht që gjatë takimit njerëzit kishin telefonata të vazhdueshme dhe presion të vazhdueshëm. Ka qenë situatë e jashtëzakonshme, në cdo aspekt edhe sot kur e kujoj me duket paksa qesharake, pasi procesi përfundoi në mënyrë pozitive, por kur e rikujtoj me çfarë vështirësi kemi arrit deri aty, është me të vërtetë një mrekulli”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark