×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Votë historike në SHBA, Trump akuzohet formalisht për kryengritje

    Insajderi
    13 January 2021 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesit e Dhomës së Përfaqësuesve kanë vendosur të akuzojnë formalisht presidentin Donald Trump, për trazirat në selinë e Parlamentit, në kryeqytetin Uashington.

    Një vendim historik, ku përfaqësuesve demokratë u janë bashkuar 10 republikanë, duke arritur kuorumin e 217 përfaqësuesve që nevojiteshin.

    Akuza është një e vetme, “nxitje e një kryengritjeje”. Është hera e parë që një president amerikan përfundon në një procedurë të tillë si impeachment, dy herë në një mandat.

    Për një akuzë formale të Kongresit, që do të çonte në shkarkimin e presidentit, akuza duhet të votohet edhe në Senat, dhe këtu gjerat komplikohen.

    Me shumë pak gjasa kreu i Senatit, republikani Mitch Mc Connell do të pranojë të përshpejtojë procedurat, dhe kjo do të thotë që Trump mund të përfundojë me shumë  gjasa mandatin e tij si president, dhe akuza formale dhe e paprecedentë mund të vij vetëm në ditët e para të presidentit demokrat Joe Biden.  

    Në shkurtin e vitit të kaluar, Senati amerikan votoi kundër shkarkimit të presidentit Donald Trump për akuzat e abuzimit me pushtetit dhe atë të pengimit të punës së Kongresit. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e kishin akuzuan presidentin se kishte ushtruar presion ndaj Ukrainës, për të hetuar ish zv.presidentin Biden dhe djalin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark