×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e 4 turistëve rusë në Shqipëri, prokuroria ende…

    Insajderi
    25 November 2021 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria e Kavajës e cilëson vrasje në rrethana cilësuese vdekjen e katër turistëve rusë në zonën e Qerretit.

    Ngjarja ndodhi më 15 tetor, ku turistët u gjetën pa shenja jetë në mjediset e SPA-së të hotel “Gloria Palace”.

    Deri tani Prokuroria nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë pavarësisht se e cilëson vrasje.

    “Deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë”, thotë organi i akuzës.

    Pasi kanë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni me ngjarjen, Prokuroria pritet të bëjë vlerësimin e tyre me njëra-tjetrën dhe të përcaktojë ecurinë e hetimeve.

    Prokuroria e Kavajës thotë se po punon për “përfundimin e hetimeve në një kohë sa më shpejtë” dhe kërkon që të respektohet ruajtje e sekretit hetimor.

    Katër turistë rusë, Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov, prej disa ditësh ishin strehuar në një hotel në Qerret.

    Fillimisht u dyshua për asfiksim nga qëndrimi i gjatë në pishinë dimërore, por ashtu siç edhe prokuroria konfirmon në fakt bëhet fjalë për vrasje./Euronews Albania

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark