×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 50-vjeçarit në Gjilan, flet Lirim Jakupi

    Insajderi
    13 September 2021 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona të dielën mbrëma në qytetin e Gjilanit.

    Lirim Jakupi, emri i të cilit u përmend si njëri nga të dyshuarit për vrasjen që tronditi Gjilanin, thotë se të dielën mbrëma ka qenë në Prishtinë.

    “Unë kam qenë në Prishtinë me familje, sot kthena dhe shkoj drejt në polici”, ka thënë ai.

    Mes tjerash ai thotë se uron që sa më shpejt të zbardhet e vërteta e këtij rasti.

    “Unë i besoj drejtësisë dhe shpresoj që shumë shpejt të zbardhet ky rast. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka thënë ai për lajmi.net.

    Bakush Veseli, 50-vjeç, u vra rreth orës 19:45 të së dielës në një kafiteri në afërsi të parkut të qytetit në Gjilan.

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për rastin e vrasjes, ka thënë policia të hënën në mëngjes në një komunikatë për media.

    “Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një veturë me targa vendore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë policia.

    Siç raportuan mediat të dielën, vrasja dyshohet të ketë ndodhur shkak i mosmarrëveshjeve për çështje pronësore mes dy palëve. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark