×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vrasja e arsimtares nga burri në Prishtinë – Reagon ministrja Nagavci

    Insajderi
    25 November 2022 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas rastit të rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku dyshohet se bashkëshorti ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Sadije Godeni.

    Ajo tha se rastin e bënë edhe më të rëndë fakti që ishte mësuese dhe do t’i mungoj përgjithmonë nxënësve të saj.

    Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka shkruar se ngjarja ndodhi në ditën kur ora e parë e mësimit po i kushtohej kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

    “Vrasja e grave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë. Prandaj, ne si institucione, bashkë me të gjithë akterët tjerë, të kujdesemi më shumë, që ngjarje të tilla të mos ndodhin. Po ashtu, të punojmë sot që t’i edukojmë fëmijët tanë, vajzat e djemtë, se e ardhmja do të jetë e sigurt vetëm si të barabartë”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark